Rikthehen fuqishëm motivet katrore në veshjet e koleksionit të ri

4
Rikthehen fuqishëm motivet katrore në veshjet e koleksionit të ri

Tendencat e fundit të modës lidhen me veshjet me motive katrore apo forma rombash e kryesisht në këmisha apo fustane.

Që nga tradita e deri sot, moda me katrorë ka ecur shumë përpara.

Ajo ndeshet jo vetëm te veshjet, por edhe tek aksesorët e ndryshëm shtëpiakë…

Këshilla për linjat e tua

Nëse je me forma, vishu me katrorë të vegjël që të ekuilibrojnë linjat dhe e bëjnë pamjen të duket më homogjene. Për ty veshja kult është këmisha me katrorë. Nëse je e gjatë dhe e dobët, pantallonat me katrorë do t’i japin volum siluetës dhe do t’i shtojnë mjaft karizëm pamjes tënde. Nëse je e imët, përqendrohu te pjesa e sipërme; vish një xhaketë në formë konike dhe shmang pantallonat apo çizmet tartan.

Stil rok: vish pantallona lëkure shumë të puthitura me një këmishë të gjerë kuq e zi dhe me një palë çizme me takë.

Stil british: për t’u dukur si një nxënëse angleze, mund të veshësh minifund kilt me një xhaketë në ngjyrë blu. Një rreth në kokë plotëson më së miri kombinimin.

Stili hipi: nëse do të dukesh hipi dhe në modë, zgjidh një këmishë të gjatë ngjyrë portokalli e jeshile dhe kombinoji me streçe gri dhe çizme të shkurtra pa takë ose mokasin.

Stili shik: nëse preferon stilin shik dhe urban, vish një fund skocez, një xhaketë me lëkurë dreri dhe këpucë me qafë sportive. /Citynews/

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.