Kujdesuni siç duhet për këpucët tuaja, vajza

3
Kujdesuni siç duhet për këpucët tuaja, vajza

Cizmat e kamoshit janë shpesh shumë problem pasi ato kanë shumë njolla apo ndotje.

Ju sjellim më poshtë disa këshilla sesi të kujdeseni për to duke i pastruat këucët tuaja:

Mos i vishni në kohë të papërshtatshme si për shembull kur bie shi.

Ju nuk duhet t’i spruconi këpucët tuaja me llak, parfum apo deordorant, ato i dëmtojnë këpucët kamosh.

Mos lejoni që këmbët tuaja të djersiten dhe të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me këtë lloj këpuce, vishni gjithnjë çorape.

Mos i lini për një kohë të gjatë në diell. Mbulojini dhe futini në një vend të errët gjatë stinës kur këto këpucë nuk i vishni.

Si fillim ju duhet t’i pastroni këpucët tuaja me një furçë, mund të përdorni një të tillë dhëmbësh apo një furçë pikërisht për materialet kamosh. Më pas nëse “pisllëku” në këpucë është i madh përdorni pak uthull të bardhë, ose një copë me alkool për ta pastruar. Në ndryshim nga uji që mund të lërë ndonjë njollë ose hartë në këpucë, këto të fundit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.

Mund të përdorni dhe gomë që fshin lapsin për ndonjë shenjë të vogel. Sigurohuni që të jetë gome e bardhë ose me ngjyrë të lehtë.

Njollat e vajit mund t’i hiqni me sodë buke, me një copë të njomur dhe pak sodë. /Citynews/

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.