Krem nate kundër qelizave të vdekura

vaji
Krem nate kundër qelizave të vdekura

Vetëm në sajë të disa aplikimeve, një krem nate e realizuar në kushtet e shtëpisë, do të japë rezultatet që ju dëshironi. Po si mund të realizohet dhe çfarë produktesh kërkohen?

Kremi i natës bëhet me vaj ulliri dhe uthull. Për këtë na duhen 1/4 filxhan (kafeje) vaj ulliri, 1/4 filxhan uthull rrushi ose molle dhe 1/4 filxhan ujë.

Fillimisht në një tas përzieni së bashku tre përbërësit e mësipërm. Në vazhdim aplikojeni në lëkurë të lagur (fytyrë dhe qafë), duke e lënë të veprojë gjatë gjithë natës.

Kush janë efektet që ne presim? Vaji i ullirit zbut lëkurën e fytyrës/qafës, ndërsa uthulla kontribuon në zvogëlimin e njollave ngjyrë kafe (nëse ka), neutralizimin e mikrobeve që shkaktojnë inflamacione dhe largimin e qelizave të vdekura. /CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.