Kërkoni flokë të shëndetshëm? Ja si të veprojmë me kaçurrelat

kacurela
Kërkoni flokë të shëndetshëm? Ja si të veprojmë me kaçurrelat

Çdo lloj floku ka problemet e veta në varësi edhe të stinës. Femrat të cilat kanë flokun kaçurrel, shpesh ankohen për mbajten e gjatësisë, dendësisë.  Veza dhe vaji i ullirit do të ishin maska ideale për ti mbajtur flokët më të shëndetshëm dhe më në formë.

Për këtë nuk ju duhet shumë kohë, pasi mund të realizohet në kohë reale. Maska realizohet vetëm me një të bardhë veze dhe 3-4 lugë vaj ulliri, kjo në varësi të gjatësisë së flokëve.

Në fillim veçojmë të bardhën e një kokrre veze nga e verdha. Të bardhën e vezës e rrahim në një tas dhe me të lyejmë flokët. Maskën e mbajmë 20 minuta dhe kokën e mbështjellim me një kapuç plastmase ose plastmasë.

Flokët i shpëlajmë me ujë të vakët. Uji i nxehtë i dëmton rrënjët e flokëve dhe u heq shkëlqimin. I thajmë pak me peshqir. Më tej në një filxhan kafeje hedhim pak vaj ulliri. Me vajin e ullirit lyejmë rrënjët dhe flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Vajin e ullirit e lëmë të veprojë për 15-20 minuta. Në përfundim i shpëlajmë flokët me ujë të ngrohtë dhe i lajmë me shampo derisa yndyra të hiqet plotësisht. /CityNews 

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.