Eleminoni qimet e fytyrës përmes maskës me vezë

Egg Cracked Open Into Mixing Bowl --- Image by © Royalty-Free/Corbis
Eleminoni qimet e fytyrës përmes maskës me vezë

Eleminimi i qimeve në fytyrë mund të realizohet përmes pastrimit me anë të ngjitëseve, ose një peri. Por këto janë ndër mënyrat më të shpejta, ndërsa ne do ju ofrojmë edhe një maskë e cila mund të bëhet në shtëpi. Maska në fjalë e cila realizohet me miell, vezë e sheqer mund ta përdorni dy herë në javë, për t’i larguar qimet e padëshiruara në pjesët e ndryshme të fytyrës.

Për të përgatitur këtë maskë juve ju duhen 1 e bardhe veze, sheqer dhe miell i bardhë.

Fillimisht merrni të bardhën e vezës dhe përzijeni mirë duke shtuar 1 lugë sheqer dhe më pas një lugë miell. Përzijini të gjithë përbërësit mirë dhe pasta juaj është gati.

Aplikojeni më pas në fytyrë me anë të një furçe dhe lëreni të qëndrojë për rreth 20 minuta. Më pas, largojeni maskën me anë të gishtave. /CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.